Vrasja e 15 vjeçarit në Drenas, dorëzohet në polici edhe i dyshuari i dytë

Është dorëzuar në polici edhe i dyshuari i dytë për vrasjen e 15 vjeçarit me inicialet A.M.gjatë mbrëmjes së të hënës në Gradicë të Drenasit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Po është dorëzuar edhe i dyshuari i dytë A. B, (mashkull) 19 vjeç, i cili ishte në kërkim për rastin e vrasjes së ndodhur mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit. Ndaj tij në koordinim me prokurorinë po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme policore.”, tha ajo.

Pos, A.B tek organet e rendit është dorëzuar gjatë ditës edhe Xh. B, i dyshuari tjetër për rastin.