91 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje më të rëndë

91 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. nga spitalin njoftojnë se 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe 63 janë në oksigjenoterapi.

“91 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 63 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 4 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 220 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.