Dihet se mund te jetohet shëndetshëm edhe me një veshkë, por jo të gjithë e kuptojnë sa të rëndësishme janë ato për organizmin, ka shkruar CNET.
Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 1 në 7 të rritur në SHBA vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave.
Veshkat filtrojnë mbetjet dhe lëngjet e tepërta nga gjaku, duke parandaluar probleme serioze si sëmundjet e zemrës, infeksionet, aneminë, depresionin dhe humbjen e oreksit.
Dieta dhe shëndeti i zorrëve luajnë rol të madh në mirëmbajtjen e shëndetit të veshkave.
13 ushqime që mund të ndihmojnë veshkat janë:
1. Lakra
Lakra është e pasur me fibra, vitamina C dhe K, ndërsa ka pak natrium dhe kalium.
2. Peshku me yndyrë
Peshqit si tuna, salmoni dhe trofta ofrojnë proteina dhe acide yndyrore omega-3, që ndihmojnë në uljen e yndyrave në gjak dhe tensionit të lartë.
Sipas Fondacionit Kombëtar të Veshkave (National Kidney Foundation), nëse dikush ka sëmundje të veshkave, duhet të konsultohet me mjekun për përmbajtjen e fosforit dhe kaliumit në llojet e ndryshme të peshkut.
3. Specat e ëmbël
Specat janë të pasur me vitamina B6, B9, C dhe K, fibra dhe antioksidantë.
4. Boronica e kuqe
Boronicat e kuqe ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve urinare që mund të përkeqësojnë problemet me veshkat.
Ato janë të pasura me antioksidantë që luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe tretjes.
5. Boronica
Boronicat janë të mbushura me antioksidantë, vitaminë C dhe fibra, ndihmojne kundër inflamacionit, si dhe ndihmojnë shëndetin e eshtrave.
6. Perimet me gjethe të gjelbra
Spinaqi dhe brokoli janë burime të pasura vitaminash dhe mineralesh, por përmbajnë shumë kalium.
Nëse dikush ka probleme me veshkat, duhet të konsultohet me mjekun përpara se t’i konsumojnë.
7. Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është i pasur me antioksidantë dhe yndyra të shëndetshme.
Një studim nga Universiteti i Harvardit ka treguar se ai mund të ulë nivelin e kolesterolit dhe rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, demenca dhe disa lloje të kancerit.
8. Hudhra
Hudhra, e pasur me alicinë, një përbërës aktiv, ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të veshkave po aq sa disa ilaçe farmaceutike për sëmundjet e tyre.
Gjithashtu është një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar shije në ushqime pa përdorur kripë.
9. Qepët
Qepët, nga e njëjta familje me hudhrën, janë të pasura me vitamina B6 dhe C, mangan dhe bakër, si dhe përmbajnë kercetinë, një substancë që ndihmon kundër kancerit.
10. Lulelakra
Lulelakra ofron fibra dhe vitamina C, B6, B9 dhe K, dhe ndihmon trupin në neutralizimin e toksinave.
Megjithatë, për shkak të përmbajtjes së kaliumit dhe fosforit, njerëzit me sëmundje të veshkave duhet ta konsumojnë me masë.
11. Të bardhat e vezëve
Të bardhët e vezëve rekomandohet për ata që kanë probleme me veshkat, sepse ka proteina pa shtuar shumë fosfor ose kalium.
12. Rukola
Rukola është e pasur me magnez, hekur, kalcium dhe vitamina A, B9, C dhe K, si dhe përmban glukozinolate që ndihmojnë trupin të mbrohet nga disa lloje kanceri.
13. Mollët
Mollët përmbajnë kercetinë dhe fibra, që ndihmojnë në mbajtjen e nivelit të shëndetshëm të kolesterolit dhe sheqerit në gjak.