Nëse zgjoheni me përgjumje dhe kërkoni mënyra natyrale për të nisur ditën me energji, ka një mënyrë që shumëkush nuk e mendon: seksi në mëngjes. Jo vetëm që është një mënyrë intime për t’u lidhur me partnerin, por ka edhe përfitime të jashtëzakonshme për trupin dhe mendjen.
Dhe ato janë si më poshtë:
Rritja e energjisë fizike dhe mendore
Aktiviteti seksual është një formë e mirë e ushtrimit fizik. Gjatë aktit seksual, trupi çliron endorfina dhe hormone të tjera si dopamina dhe oksitocina që ndihmojnë në përmirësimin e humorit dhe rritjen e energjisë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz që kanë marrëdhënie në mëngjes ndihen më të gjallë dhe më pozitivë gjatë gjithë ditës.
Përmirëson qarkullimin e gjakut
Si çdo formë tjetër e aktivitetit fizik, seksi përmirëson qarkullimin e gjakut. Kjo nënkupton më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese për trurin dhe muskujt, gjë që kontribuon në një ndjenjë vigjilence dhe përqendrimi më të mirë.
Forcon sistemin imunitar
Studimet kanë treguar se njerëzit që kryejnë marrëdhënie seksuale rregullisht kanë nivele më të larta të imunoglobulinës A (IgA), një antitrup që ndihmon në luftimin e sëmundjeve të zakonshme si gripi dhe ftohja. Fillimi i ditës me një “dozë” dashurie është si një shtesë natyrale për sistemin imunitar.
Ul nivelin e stresit
Hormonet që çlirohen gjatë seksit në mëngjes ndihmojnë në reduktimin e kortizolit – hormoni i stresit. Kjo do të thotë se përballeni me ditën me më pak tension dhe më shumë qetësi mendore.
Rrit ndjenjën e vetëbesimit
Të ndiheni të dëshiruar dhe të dashur që në orët e para të mëngjesit ka një efekt pozitiv në vetëbesim. Kjo ndjenjë vetëvlerësimi ndikon në mënyrën si silleni në punë, në marrëdhëniet me të tjerët dhe në motivimin për të përballuar sfidat ditore.