Dërgesat e mërgimtarëve në Kosovë kanë shënuar rritje prej 5.7 për qind gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), duke iu referuar të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë muajve janar-qershor 2026 remitencat kanë arritur në 692 milionë euro.
Gjermania vazhdon të jetë burimi kryesor i remitencave, me 38.2 për qind të totalit. Pas saj renditet Zvicra me 20.4 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.4 për qind.
Të dhënat e OEK-ut tregojnë se gjatë periudhës 2008-2025, remitencat e dërguara në Kosovë kanë arritur në gjithsej 15.2 miliardë euro.
OEK vlerëson se remitencat vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke përfaqësuar rreth 12 deri në 14 për qind të Bruto Produktit Vendor gjatë dekadës së fundit.