Dua Lipa uron motrën: 24 në kajmak

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar motrën e saj Rinën për ditëlindjen e saj të 24-t.

“Rinuuuunsh 24! (n’kajmak)”, ka shkruar në shqip ylli.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja e ka falënderuar motrën për gjithçka që bën për të. 

“Sinqerisht nuk e di se sa me fat jam qe të kam në jetën time”, ka shkruar tutje Lipa.

Në fund ajo i ka thënë se “te dua shumë, shpirti jem”.