Rreth orës 19:45, në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ka ndodhur një vetaksident i dyshuar me biçikletë, ku për pasojë ka humbur jetën një djalosh rreth moshës 15-vjeçare.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Telegrafin se menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Mjekët emergjent kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete”.
“Policia me vëmendje të shtuar po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, shtoi Borovci.