Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 13 e 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin në mes të 31 e 35 gradë.
“Indeksi UV do ë jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyra në moshë, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuar”, thuhet në njoftimin e Institutit.