Sunny Hill Festival

Dua Lipa: Kënaqësi që pata mundësi ta krijoj një festival për vendin tim

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka thënë se është kënaqësi që ka pasur mundësi ta krijojë një festival në Kosovë me familjen e saj. 

“Tash na bëhen gjashtë vjet dhe po më duket çdo vit po bëhet mirë e më mirë”, ka thënë Dua Lipa. 

Ajo pasi falënderoj familjen e saj tha: “Kosova ka lezet”

Ndërsa më pas ka kënduar shqip me babanë e saj Dukagjin Lipën.