Sunny Hill Festival

9 superushqimet e mëngjesit për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak 

Mbajtja e niveleve të shëndetshme të sheqerit në gjak nuk varet vetëm nga ilaçet apo dietat e ndërlikuara. 

Sipas ekspertëve gjithçka nis që në mëngjes me atë që vendosni në pjatë.

Zgjedhjet e zgjuara për mëngjes ndihmojnë në rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës, frenojnë urinë dhe parandalojnë rritjet e menjëhershme të sheqerit në gjak gjatë ditës. 

Nisja e ditës me ushqime të shëndetshme dhe të balancuara është një nga mënyrat më të mira për të menaxhuar diabetin dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm, shkruan India.com.

Ekspertët kanë renditur 9 superushqime që i rekomandojnë për mëngjes

Ujë i ngrohtë me limon 

Pini një gotë ujë të ngrohtë sapo zgjoheni. Mund të shtoni disa pika lëng limoni për të ndihmuar tretjen dhe për të zgjuar trupin në mënyrë të lehtë. Ky zakon i thjeshtë ndihmon në nisjen e metabolizmit dhe menaxhimin e niveleve të sheqerit.

Bajame dhe arra në ujë

Hani 4 ose 5 bajame dhe 2 ose 3 arra, që i keni lënë në ujë gjatë natës. Bajamet janë të pasura me fibra, magnez dhe yndyra të shëndetshme, që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit dhe shmangien e rritjeve të papritura të insulinës.

Tërshëra

Tërshëra është e pasur me fibra të tretshme që ngadalësojnë tretjen dhe ndihmojnë në shmangien e rënies së sheqerit në gjak.

Avokado

Shtoni avokado në mëngjes, qoftë në bukë, sallatë ose smoothie. Avokadoja është burim i shkëlqyer i yndyrave të shëndetshme që ndihmojnë funksionin e insulinës dhe ju mbajnë të ngopur më gjatë.

Kosi

Zgjidhni kosin e paëmbëlsuar. Është i pasur me probiotikë që përmirësojnë shëndetin e zorrëve dhe me proteina që ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur. Është veçanërisht i mirë për ata që kanë rezistencë ndaj insulinës.

Smoothie me perime të gjelbra

Përziej spinaq, kastravec dhe nenexhik për të krijuar një smoothie freskues me fibra që ndihmojnë në kontrollin e sheqerit dhe ju japin energji për ditën.

Frutat e malit

Manaferra boronica, luleshtrydhet dhe mjedrat janë të pasura me antioksidantë dhe fibra. Ato ulin inflamacionin dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak.

Vezë

Vezët janë burim i mirë i proteinave që ndihmojnë në ngopje dhe stabilizimin e sheqerit në gjak, duke i bërë zgjedhje ideale për mëngjes.

Ujë me fara të shumës

Një lugë çaji me fara të shumës (fenugreek – një bimë medicinale dhe aromatike) të lëna në ujë gjatë natës, kur konsumohen në mëngjes mund të ndihmojnë ndjeshëm në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës.

Duke përfshirë këto 9 ushqime në rutinën tuaj të mëngjesit, do të ndihmoni në uljen natyrale të nivelit të sheqerit në gjak dhe do të përfitoni edhe shumë të mira për shëndetin. Ndryshimet e vogla në mëngjes mund të sjellin përfitime të mëdha gjatë gjithë ditës.