Sunny Hill Festival

Goli i dytë radhazi i Albion Rrahmanit në Pragë

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të ri futbollistik.

24-vjeçari gjeti golin e dytë radhazi në kampionat me fanellën e Spartës së Pragës, që mbrëmjen e sotme triumfoi me rezultatin 1 me 3 ndaj Pardubices, duel ky i vlefshëm për javën e tretë, të kampionatit çek.

Rrahmani zhbllokoi sfidën në minutën e 45+2-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1. Shqiptari i Kosovës, shënoi edhe në duelin ndaj Mlada Boleslav.

Duke përfshirë edhe kualifikueset e Ligës së Konferencës, për Rrahmanin ky ishte goli i tretë radhazi, në të gjitha kompeticionet, duke u shndërruar kështu në një bomber të vërtetë te skuadra e Spartës së Pragës.