Sunny Hill Festival

Rasti i të dyshuarve për vrasje në Gjilan, deklarohen nga Gjykata Themelore në Prishtinë

Për rastin e vrasjes në Gjilan janë deklaruar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në një deklaratë për Telegrafin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, thotë se kishte miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e dorëzanisë ndaj tre të pandehurve në një rast penal që përfshin veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi”, “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

“Të pandehurit M.Sh. dhe E.Sh., të cilëve më herët u ishin caktuar disa herë masa të paraburgimit nga qershori deri në tetor 2024, tani do të qëndrojnë në liri nën masën e dorëzanisë – përkatësisht në vlera prej 50 mijë euro për M.Sh. dhe 20 mijë euro për E.Sh. Si garanci, ata kanë vendosur në hipotekë një njësi kadastrale ku ndodhen dy objekte, që mbulojnë vlerën totale prej 70 mijë euro. Edhe i pandehuri i tretë, A.R., i dyshuar për veprat penale të njëjta me dy të parët, është liruar nga paraburgimi me kusht që të paguajë dorëzani në vlerë 50 mijë euro, duke lënë në hipotekë një parcelë me vlerë të barabartë”, thuhet në komunikatë.

Gjykata ka bërë të ditur se në këtë rast penal ende nuk ka pranuar aktakuzë nga PSRK, pasi procedura gjendet në fazën paraprake të hetimeve. Për më shumë detaje mbi çështjen, gjykata ka udhëzuar që mediat dhe opinioni t’i drejtohen Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.