Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës, për hetimin e çdo lëshimi apo përfshirje të ndonjë zyrtari policor në veprimtarinë e Mefail Shkodrës, të dyshuarit kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
Në një postim në Facebook, Sveçla tha se brenda kompetencave të tij, ka lëshuar urdhër për IPK-në.
“Brenda kompetencave të mia kam urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës, i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.”