Sunny Hill Festival

Publikohet aktgjykimi i plotë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Pas publikimit në Gazetën Zyrtare të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka bërë shkelje gjatë votimit të fshehtë për Komisionin Hetimor, pritet që Kuvendi i Kosovës të thërrasë seancën e radhës.

Aktgjykimi e shpalli vendimin e Kuvendit në përputhje me Kushtetutën, duke hapur rrugë për vazhdimin e procedurave parlamentare.

“Në vijim të elaborimit, Gjykata vëren se në seancat e mbajtura për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30 (tridhjetë) ditor pas hyrjes në fuqi të Aktgjykimit në rastin KO124/25, përkatësisht nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 nuk është arritur që të votohet kandidati/tja për Kryetar të Kuvendit. Për pasojë, Gjykata vlerëson që veprimet e përsëritura të Kryesuesit për të zhvilluar dhe bashkërenduar mbajtjen e Seancës Konstituive në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO124/25, përbëjnë tejkalim të kompetencave formale dhe solemne të ndërlidhura me rendin e ditës së Seancës Konstituive, e cila njëherësh ka pasur për pasojë moskonstituimin e Kuvendit sipas përcaktimeve të paragrafit 1 të nenit 66, në ndërlidhje me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës”, konstatoi gjykata.

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar deputetët të konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.