Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot aktgjykimin e plotë lidhur me situatën e bllokadës në Kuvendin e Kosovës.
Në pikën 131 të këtij aktgjykimi, theksohet se mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e deputetëve të zgjedhur përbën shkelje të Kushtetutës dhe të mandatit të tyre kushtetues.
Më tej, theksohet se moszbatimi i këtyre vendimeve, në rrethana kur Kuvendi nuk është konstituuar, bie ndesh me parimet themelore të mishëruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.