Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, nuk ka votuar sot për zgjedhjen e Donika Gërvalles si kryetare e Kuvendit.
Ndonëse ishte prezentë në seancë, Mehmeti-Selimi nuk votoi për kandidaturën e propozuar nga partia e saj.
Në pamjet e transmetuara nga Kuvendi, deputetja shihet e distancuar nga kolegët e saj dhe nuk e ngrit dorën gjatë votimit për Gërvallen, kur kryesuesi i seancës pyet se kush është për.
Telegrafi ka bërë përpjekje të shumta për të kontaktuar me deputeten për të marrë një qëndrim në lidhje me arsyet e mosvotimit të saj, por deri më tani nuk është arritur asnjë komunikim.
Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla kanë dështuar të zgjidhen kryeparlamentare në seancën e parë konstituive pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në të dy votimet, kandidatet morën nga 57 vota pro, 56 kundër e nga tri abstenime. Pas dështimit të tyre, seanca është shtyrë për 22 gusht.