Hulumtuesi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka sqaruar procedurën se si zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit.
Jakaj në një postim në Facebook shkruan se nënkryetarët e tri partive më të mëdha votohen në pako.
Kryetari i Kuvendit kërkon nga tri subjektet më të mëdha parlamentare (LVV, PDK, LDK) të propozojnë nga një kandidat/e për nënkryetar/e, ndërsa kandidati i LVV-së duhet të jetë i gjinisë tjetër nga Kryetari.
Nënkryetarët e tre partive votohen në pako.
Kryhet kjo procedurë dhe vazhdojmë me votimin e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.
Deputetët e komunitetit serb propozojnë një kandidat për nënkryetar, ashtu si edhe deputetët e komuniteteve tjera joshumicë, të cilët më pas zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.
Propozimet bëhen me shkrim, ndërsa nëse nuk ka propozime, kandidatët përcaktohen me short në prani të deputetëve të komuniteteve përkatëse, nën administrimin e Kryetarit të Kuvendit.
Nënkryetarët e dy komuniteteve votohen në pako.