Ankandi i radhës i Letrave me Vlerë mbahet më 13 tetor

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 13 tetor 2025 do të zhvillohet ankandi i njëmbëdhjetë për këtë vit, në kuadër të programit të emetimit të letrave me vlerë.

Në këtë ankand do të emetohen Obligacione 5-vjeçare, me një vlerë totale prej 20 milionë eurosh.

Sipas njoftimit, investimi në obligacione shtetërore konsiderohet një nga format më të sigurta të investimit, pasi është i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. Interesi përcaktohet nga tregu dhe u garantohet investitorëve gjatë gjithë periudhës 5-vjeçare, ndërsa këto të ardhura janë tërësisht të liruara nga tatimi.

Për të marrë pjesë në ankand, qytetarët dhe bizneset e interesuara duhet të kontaktojnë një nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.