Nenad Rashiq është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i komunitetit serb u zgjodh sot me 71 vota pro, nënkryetar i pestë i Kuvendit të Kosovës.
Zgjedhja e tij u ‘zhbllokua’ me votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët votuan pro propozimit të Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
PDK dhe AAK abstenuan në votim, ndërsa Lista Serbe votoi kundër.
Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, e shpalli të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Ai e deklaroi gjithashtu të mbyllur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Kjo nënkupton se tani është hapur rruga edhe për formimin e qeverisë së re të vendit, shumë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.