Presidentja Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për kryeministër

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar të shtunën Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Pas konstituimit të Kuvendit, Osmani ka nënshkruar sot dekretin me të cilin mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Vendimi thuhet se është marrë pas propozimit të partisë fituese në zgjedhje, Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas dekretit, Kurti është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim