Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se të dielën në mbrëmje është përmbyllur procesi i numërimit të votave për kryetarë komunash dhe votave të subjekteve politike në 2,571 vendvotime të rregullta.
Ndërkaq, me dy orë vonesë ka nisur numërimi i votave për kandidatë të asamblesë komunale në Prishtinë.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, numërimi tashmë ka nisur dhe materialet zgjedhore nga 948 qendra votimi janë dërguar në 38 Qendra Komunale të Numërimit.
“Numërimi i votave të kandidatëve për kryetar dhe votave të subjekteve politike për kuvende komunale është bërë në vendvotime pas përfundimit të votimit, ndërsa votat e kandidatëve për anëtarë të kuvendeve komunale numërohen në Qendra Komunale të Numërimit. Ky proces ka filluar në orën 12:00 në tri komuna dhe në orën 16:00 në 35 të tjera,” tha Elezi.
KQZ ka angazhuar mbi 520 ekipe me më shumë se 2,000 anëtarë, dhe numërimi po zhvillohet nën monitorimin e vëzhguesve dhe me transparencë të plotë.
Procesi përfshin edhe votimin me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës