Moderatorja e njohur Kiara Tito ka folur hapur për raportin e saj me muzikën dhe planet e ardhshme profesionale, duke sqaruar disa spekulime që qarkullojnë rreth një bashkëpunimi të mundshëm me Luiz Ejllin.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Kiara u pyet nëse mund të shfaqej së bashku me Luizin në një projekt muzikor. Ajo u shpreh se, megjithëse ka pasion për muzikën dhe e dashuron artin, zëri nuk është pika e saj më e fortë.
“Unë vesh muzikë kam shumë, por zëri nuk më dëgjon. Jam munduar, me gjithë dëshirën për një duet me Luizin, por jo… Në muzikë nuk dua të futem”, tha moderatorja.

Kiara theksoi se ndihet më e sigurt në rolin e saj si prezantuese televizive, aty ku mund të jetë vetvetja dhe të shfaqë talentin e saj për komunikimin dhe kontaktin me publikun.
Moderatorja, e cila shpesh është komentuar për jetën personale dhe marrëdhënien me Luizin, tregoi se për momentin po fokusohet tek karriera në ekran dhe projektet mediatike, duke lënë muzikën si një interes personal dhe jo profesional.

Gjatë intervistës në “Goca dhe Gra”, Kiara gjithashtu foli për karrierën e saj pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, marrëdhëniet me fansat, si dhe planet për të ardhmen në televizion dhe media, duke treguar se prezenca e saj në ekran do të vazhdojë të jetë e fortë, edhe pa eksperiencë muzikore.
Fansat mbeten kuriozë për çdo hap të ri të moderatorës, por duket se për Kiara-n, mikrofonin muzikor do ta lërë për të tjerët.