Sistemi Prokurorial ka njoftuar se sot është arrestuar një prokuror në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.
Bëhet fjalë për Beqë Shalën, që u arrestua në vendin e punës.
Në njoftim thuhet se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës. Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.”