Kosova do të përballet me mot të vranët gjatë ditës së hënë, por herë pas here priten edhe intervale me diell, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -3°C, ndërsa në zonat më të ulëta të vendit pritet të jenë rreth -1°C. Gjatë ditës, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, shkruan Gazeta Stop.
Erërat do të jenë të lehta dhe do të fryjnë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.