Xhavit Haliti

Numërohen 70% e votave, Hamza kryeson bindshëm, e ndjek Tahiri

Sipas të dhënave preliminare nga procesi i numërimit të votave, deri më tani janë numëruar rreth 69 për qind e votave në nivel vendi.

Në bazë të këtyre rezultateve, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, prin bindshëm me 110,001 vota, duke mbajtur vendin e parë.

Në vendin e dytë renditet Arian Tahiri, i cili deri në këtë fazë të numërimit ka grumbulluar mbi 50 mijë vota, duke ruajtur një diferencë të konsiderueshme ndaj kandidatëve të tjerë.

Ndërkohë, në pozitën e tretë gjendet Përparim Gruda, me gjithsej 47,401 vota të numëruara deri tani.

Procesi i numërimit të votave po vazhdon edhe më tej, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen pas përfundimit të numërimit të plotë, përfshirë votat nga diaspora dhe ato me kusht. Gazeta Stop do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.