Xhavit Haliti

Tragjedi në Vushtrri: Një grua 80-vjeçare humb jetën pasi shtëpia e saj u përfshi nga zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku një shtëpi banimi është përfshirë nga zjarri, duke i marrë jetën një gruaje rreth 80-vjeçare.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 15 janar 2026, rreth orës 22:20, pas pranimit të informatës se një objekt banimi ishte kapluar nga flakët. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë.

“Si pasojë e zjarrit, në vendngjarje ka humbur jetën viktima femër, ndërsa ekipet emergjente mjekësore kanë konstatuar vdekjen e saj në vend”.

Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin kompetent, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij rasti tragjik.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.