Xhavit Haliti

Prokuroria Speciale tregon pse u intervistua Faton Peci

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje lidhur me intervistimin e Ish-ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë ditës së sotme nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në përgjigjen e tyre për Insajderin thuhet se Peci është intrevistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve.

“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve,i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.