Donna Dafi publikon sot singlin dhe videoklipin e ri “Prima Donna”, një hit modern që po e pozicionon fuqishëm mes emrave më të përfolur të pop-it ndërkombëtar për vitin 2026. Me një identitet artistik të guximshëm dhe stil unik, Donna konfirmohet si një nga zërat më premtues të brezit të ri.
“Prima Donna” trajton temat e dashurisë, vetërespektit dhe frikës së humbjes së vetes në marrëdhënie që zhvillohen shumë shpejt. Refreni i fuqishëm “I’m not your Donna, not your primadonna” shndërrohet në një deklaratë të fortë fuqizimi dhe pavarësie emocionale, duke rezonuar veçanërisht me brezin e ri.
Një element i veçantë i këngës është përfshirja e fragmenteve nga kënga ikonike shqiptare “Rrugës i trishtuar, dikush po ecën” e Eli Fara-s. Kënga këndohet në anglisht, me synim të qartë tregun ndërkombëtar.
Në videoklip, Donna Dafi shfaqet ekstravagante, elegante dhe me një prezencë skenike të fortë, duke përzier pop-in modern, sensualitetin dhe fuqinë femërore. E krahasuar me emra si Dua Lipa dhe Tate McRae, ajo magjeps me vokalin hipnotik dhe interpretimin emocional.
Me “Prima Donna”, të publikuar sot, Donna Dafi sinjalizon fillimin e vitit më të madh të karrierës së saj deri më tani, si një emër që pritet të dominojë platformat digjitale dhe skenat muzikore gjatë vitit 2026.
Këngën dhe videoklipin mund ta dëgjoni dhe shikoni në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=vRx2EvA6NN4&list=RDvRx2EvA6NN4&start_radio=1