Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun dhe Elisa Spiropalin

Pas mbledhjes së kësaj të enjteje të zhvilluar në Pallatin e Brigadave të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrave, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Albana Koçiu është emëruar zv.kryeministre në vend të Belinda Ballukut.

Ai e ka shkarkuar edhe ministren e Jashtme, Elisa Spiropali.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar:

Albana Koçiu emërohet zv.kryeministre, zëvendëson Belinda Ballukun

Besfort Lamallari emërohet Ministër i Punëve të Brendshme, zëvendeson Albana Koçiun

Toni Gogu emërohet ministër Drejtësie, zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha emërohet ministër i Jashtëm, zëvendëson Elisa Spiropali

Enea Karakafi emërohet Ministër Infrastrukture dhe Energjetike, zëvendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi emërohet ministër i Mbrojtjes, zëvendëson Pirro Vengu

Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëvendëson Toni Gogun