Para takimit me Hamzën, Kurti jep shpresa se javën e ardhshme mund të zgjidhet presidenti

Sot do të takohen kryeministri, Albin Kurti dhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza.

Rrugës për në Kuvend, Kurti tha se takimi po zhvillohet me qëllimin që javën e ardhshme të zgjidhet presidenti i vendit.

“Po shkojmë në takim për ta vazhduar dhe maksimalizuar përpjekjet, në mënyrë që javën e ardhshme gjithçka të kurorëzohet me sukses”, ka deklaruar ai.