Haradinaj thotë se ka vota për president edhe në Vetëvendosje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se një numër i deputetëve të VV-së i kanë pretuar votën në rast se do të ishte në garë për president të Kosovës.

Ai për këtë çështje ka folur në emisioni. Pressing në T7.

“Një numër i respektuar, jo i vogël edhe i deputeteve të VV-së më kanë thanë nëse je në garë e ke votën time, e kan thënë edhe në takime në prani të kolegëve të vetë”, tha Haradinaj.

“Ata janë gjallë dhe munden me u deklaru edhe vetë”, tha ai.