Mot i vranët me shi e borë sot në Kosovë, temperaturat deri në 12°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore në disa zona.

Sipas këtij institucioni, kushtet atmosferike do të jenë të paqëndrueshme, me vranësira të dendura që herë pas here do të sjellin reshje të përziera, varësisht nga zonat dhe temperaturat lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius.

Ndërkohë, era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë, çka mund të ndikojë në ndjesinë më të ulët të temperaturave gjatë ditës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë lëvizjes, sidomos në zonat ku priten reshje bore, për shkak të mundësisë së rrugëve të rrëshqitshme dhe kushteve të vështira në komunikacion.