Ky është çmimi i naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme (e hënë) në Kosovë.

Çmimi i naftës për litër është 1.84 euro, i benzinës për litër 1.44 euro, kurse i gazit është 0.89 euro.

Për shkak të krizës për derivate nga pasojat e konfliktit në mes të SHBA-së dhe Iranit, MINTI ka marrë vendim që nga data 05.04.2026 të caktojë çmimin tavan të lejuar për çdo ditë.