Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të jenë në fuqi për datën 15 prill 2026.
Sipas vendimit të publikuar nga MINT, nafta sot do të shitet me çmimin 1.76 euro për litër, që është 2 centë më lirë krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për benzinë është 1.44 euro për litër, ndërsa për gazin (LPG) 0.89 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në vend.
