Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në mision paqeruajtës në Gaza

U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka autorizuar dërgimin e Forca e Sigurisë së Kosovës në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në Gaza.

Sipas njoftimit të saj në Facebook, ky vendim vjen pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe parasheh që FSK-ja të bëhet pjesë e një force ndërkombëtare stabilizuese në këtë rajon.

Haxhiu theksoi se vendimi reflekton një Kosovë që e sheh sigurinë jo vetëm si detyrim ndaj qytetarëve të saj, por edhe si përgjegjësi ndaj paqes dhe rendit ndërkombëtar, shkruan Gazeta Stop.

“Ajo që dikur ishte një vend që kishte nevojë për mbështetje, sot është një shtet që merr përgjegjësi dhe kontribuon në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, FSK-ja është ndërtuar mbi profesionalizëm dhe standarde të larta, duke qenë e gatshme të shërbejë përkrah partnerëve strategjikë të vendit.

Ajo shtoi se pjesëmarrja në misione të tilla është dëshmi e pjekurisë shtetërore të Kosovës dhe e rolit në rritje që vendi po merr në arenën ndërkombëtare.