Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 23 prill 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës (dizelit) është përcaktuar në 1.64 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me 1.39 euro për litër. Ndërkohë, çmimi i gazit, është vendosur në 0.87 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e mëngjesit dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në vend, shkruan Gazeta Stop.

Autoritetet bëjnë të ditur se çmimet caktohen në baza ditore, duke u bazuar në lëvizjet e tregjeve ndërkombëtare dhe me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet e mëdha.

Pavarësisht ndryshimeve të vogla ditore, çmimet e derivateve vazhdojnë të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në koston e jetesës, duke reflektuar edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera në treg.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo parregullsi apo ankesë të drejtohen në kanalet zyrtare të institucioneve përgjegjëse.