Paris Saint-Germain (PSG) është finalisti i dytë i këtij edicioni në Liga e Kampionëve.
Parisienët do të shkojnë në Budapest për ta mbrojtur titullin që e fituan sezonin e kaluar, pasi eliminuan Bayern Munich në gjysmëfinale.
Ndeshja e parë në Paris u mbyll me fitore të ngushtë, por me shumë gola, 5:4 për vendasit.
Kurse sonte në Mynih, ndeshja ishte krejt ndryshe, pasi u shënuan vetëm dy gola, nga një për secilin ekip.
Ishte Ousmane Dembélé i cili realizoi në minutën e tretë të ndeshjes, pas asistit nga Khvicha Kvaratskhelia.
Më pas, të dy ekipet patën raste të shumta, por nuk pati gola deri në minutat shtesë.
Aty, Harry Kane arriti të realizojë për të barazuar shifrat sonte, por goli i tij ishte i pamjaftueshëm për të evituar eliminimin.
Kësisoj, Paris Saint-Germain kualifikohet në finale, ku do të përballet me Arsenal, që mbrëmë e mposhti Atlético Madrid.