Ka vdekur personi që gjatë ditës së sotme ra nga kati i një objekti që ishte në ndërtim e sipër në Vushtrri.
Pas lëndimeve të marra, ai ishte dërguar në gjendje të rëndë në emergjencën e Vushtrrisë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicë, Ilmi Prekazi.
“Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, ka deklaruar Prekazi.
Sipas policisë, njësitë përkatëse kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Ende nuk dihet nëse viktima ishte duke punuar në objektin ku ndodhi ngjarja.