Një person është arrestuar në Gjilan për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
I dyshuari, i punësuar si zyrtar në Bibliotekën Komunale të Kllokotit, dyshohet se ka përfituar pagë në vlerë prej 39 mijë eurove që nga vitit 2019, duke mos shkuar asnjëherë në punë.
Ai është arrestuar të premten, ndërsa me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
” e 29.05.2026 policia në koordinim me prokurorinë, kanë siguruar prova se i dyshuari mashkull kosovar, i punësuar si zyrtar në Bibliotekën Komunale të Kllokotit, ka përfituar pagë nga Buxheti i Kosovës përkundër se nuk është paraqitur në vendin e tij të punës. Sipas dëshmive të siguruara gjatë hetimit i dyshuari e ka dëmtuar buxhetin në vlerë prej 39 232.218 euro për periudhën kohore 2019 – 2026. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës