Kontenierët e stërmbushur në Mati 1 alarmojnë banorët: Frikë nga rreziku për epidemi

Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar me mbeturinat në rrugën Konstandin Kristoforidhi, ku kontenierët janë stërmbushur dhe mbeturinat kanë dalë jashtë tyre.

Sipas banorëve, Kompania “Pastrimi” nuk ka bërë zbrazjen e rregullt të kontenierëve, duke bërë që grumbujt e mbeturinave të shtohen nga dita në ditë.

Ata thonë se situata jo vetëm që po krijon pamje të shëmtuar në lagje, por paraqet edhe rrezik serioz për shëndetin publik, sidomos gjatë temperaturave të larta të verës. Banorët paralajmërojnë se grumbullimi i mbeturinave mund të favorizojë përhapjen e insekteve, brejtësve dhe aromave të pakëndshme, duke rritur rrezikun për epidemi, shkruan Gazeta Stop.

Banorët u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse dhe Kompanisë “Pastrimi” që të ndërhyjnë sa më shpejt për pastrimin e zonës dhe rikthimin e shërbimit të rregullt të grumbullimit të mbeturinave, në mënyrë që tëgrumbullimit të mbeturinave, në mënyrë që të shmangen pasojat për shëndetin dhe mjedisin.