Nga e mërkura (1 korrik 2026) do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik, në kuadër të vazhdimit të procesit të digjitalizimit të këtij shërbimi.
Sipas njoftimit, qytetarët që blejnë biletat përmes kuletës digjitale ose me SMS, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të përfitojnë çmime më të favorshme krahasuar me ata që zgjedhin biletat fizike.
Ndryshimet do të prekin një gamë të gjerë biletash, përfshirë biletën njëdrejtimëshe, ditore, javore dhe mujore, si dhe biletën për linjën e Aeroportit. Gjithashtu, janë përfshirë edhe biletat vjetore dhe korporative në format digjital.
Autoritetet theksojnë se ky hap synon të nxisë përdorimin e platformave digjitale, të lehtësojë qasjen e qytetarëve në transportin publik dhe të modernizojë sistemin e pagesave.
Vendimi me listën e plotë të çmimeve të reja është publikuar dhe do të zbatohet duke filluar nga 1 korriku 2026.
