MINTI publikon çmimet e reja të derivateve, ja sa kushton nafta sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës që do të vlejnë për ditën e sotme, 3 korrik 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimet maksimale të derivateve janë:

Nafta (dizel): 1.40 euro për litër
Benzina: 1.35 euro për litër
Gazi: 0.66 euro për litër

MINTI ka bërë të ditur se këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.