Moti me temperatura deri në 27 gradë

Kosova do të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës së hënë, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë.

Sipas institutit, era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar.