Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi në një bankomat në Çagllavicë janë gjetur 573 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar nga një punëtor i një banke, i cili gjatë kontrollit të bankomatit ka hasur në kartëmonedhat e dyshuara.
Paratë janë sekuestruar nga njësiti i forenzikës dhe janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim të verifikimit të autenticitetit të tyre.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.