Qeveria në detyrë e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, mbledhja është paraparë të mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 15:00.
Në këtë takim pritet të shqyrtohen pikat e rendit të ditës të përcaktuara nga kabineti qeveritar në detyrë.
Zyra e Kryeministrit ka publikuar edhe rendin e ditës për këtë mbledhje, pa dhënë detaje shtesë për vendimet që pritet të merren.