MINTI publikon çmimet e naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme, 3 shtator.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i një litri naftë (dizel) është përcaktuar në 1.72 euro, ndërsa benzina mund të shitet deri në 1.57 euro për litër.

Për gazin, çmimi maksimal i lejuar është 0.63 euro për litër.

Çmimet e përcaktuara nga MINTI vlejnë për ditën e sotme dhe përbëjnë kufirin maksimal me të cilin këto derivate mund të shiten në treg.