Moti sot me diell, temperaturat deri në 31°C

Dita e hënë në Kosovë do të jetë kryesisht me diell, ndërsa në disa zona priten vranësira të pakta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë mëngjesit do të lëvizin nga 8 deri në 11°C.

Gjatë ditës, temperaturat do të shënojnë rritje, me maksimalet që pritet të arrijnë nga 27 deri në 31°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Në përgjithësi, moti pritet të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë për këtë periudhë të vitit.