Dukagjini dhe Malisheva përballen në mbyllje të xhiros së pestë

Dukagjini dhe Malisheva përballen sonte në Klinë, në ndeshjen që mbyll xhiron e pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Dukagjini, që aktualisht renditet në vendin e pestë me tetë pikë, do të kërkojë rezultat pozitiv për t’iu afruar kreut të tabelës.

Në anën tjetër, Malisheva ndodhet në pozitën e dytë me 10 pikë, dy më pak se Prishtina kryesuese.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe nis në orën 19:00.