Gjatë ditës së sotme Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i është drejtuar Gjykatës Kushtetuse lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
E pas dorëzimit të ankesës, në një konferencë për media, Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se përveç konstituimit të Kuvendit, të cilin e kanë kontestuar sot në Gjykatën Kushtetuese, nesër do të dorëzojnë kërkesë edhe për kontestimin e zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës.
“Prandaj ne sot, përveç konstituimit të Kuvendit që e kontestuam, nesër do të dorëzojmë një kërkesë tjetër, ku do të kontestojmë zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës”, tha Gruda.
Ai tha se nuk mund të vazhdohet me zgjedhjen e organeve shtetërore, përderisa, sipas tij, ekzistojnë dilema të mëdha kushtetuese dhe për legjitimitetin e tyre.