Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Specialen

Kuvendi i Kosovës e ka votuar (VV, PDK, Aleanca) me shumicë votash plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Me këtë ndryshim synohet të përcaktohen më qartë disa dispozita që lidhen me funksionimin dhe kompetencat e Dhomave të Specializuara, shkruan Gazeta Stop.

Është votuar me 91 vota për në lexim të parë Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen. Në votim nuk ka marrë pjesë Grupi Parlamentar i LDK-së. Nga PDK-ja që e ka iniciuar nismën për ndryshim të Ligjit, kanë thënë se presin që ai të miratohet të hënën në të dyja leximet. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se pas miratimit të projektligjit, partia e tij është e gatshme për marrëveshje me Vetëvendosjen për zgjedhjen e presidentit, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të reja. Afati i fundit për zgjedhje të presidentit është 6 tetori. Të gjitha zhvillimet rreth kësaj seance do të mund t’i lexoni në këtë tekst.

Ndryshe, LDK-ja nuk e ka votuar ndryshimin e Ligjit për Specialen.